ZPS-ja: Shaun Byrns kishte vënë re se liderët e UÇK-së janë përpjekur të fshehin informacione për strukturën komanduese

"Ai ka vënë re se liderët e UÇK-së janë përpjekur që të fshehin informacion sa i takon strukturës së komandës së UÇK-së"

Shaun Byrnes, ish-shefi i Misionit Vëzhgues Diplomatik të SHBA-ve në Kosovë në vitet 1998-1999, është dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale.

Ai është duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të ZPS-së, Ward Ferdinandusse, i cili ka theksuar se Byrns gjatë misionit të tij ën Kosovë kishte vërejtur se liderët e Ushtrisë Çlirimtare ishin përpjekur të fshinin informacione në lidhje me strukturën komanduese të UCK-së.

“Në këtë rol ka ndërhyrë, ka ndërvepruar dhe ka marrë informacion nga figura drejtuese të UÇK-së duke përfshirë edhe Shtabin  Përgjithshëm, ushtrinë serbe dhe liderët politik-anëtarët e LDK-së dhe partive tjera politike në Kosovë. Byrns ka marrë pjesë në komunikime të ndryshme, takime, negociata  të UÇK-së duke përfshirë këtu edhe kontaktet nga Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Në këto kontakte, Byrns ka takuar shumë herë autoritete të ndryshme të UÇK-së dhe ka ngritur pyetje që kanë të bëjnë me rrëmbime ose ndalime nga anëtarët e UÇK-së. Ai ka vënë re se liderët e UÇK-së janë përpjekur që të fshehin informacion sa i takon strukturës së komandës së UÇK-së”, ka thënë prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Byrns, pak para fillimit të dëshmisë, ka thënë se nuk ka ardhur të dëshmojë me iniciativën e tij por që këtë ia ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ZPS-ja për shkak të funksionit të tij në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

“Dëshirojë të them që jam këtu me kërkesë të Departamentit të Shtetit dhe Prokurorit të Specializuar, nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake. Megjithatë, e pranojë përgjegjësinë që do të jep dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mija në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”, ka thënë Byrns.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika