FFK publikon rregullat që duhet të zbatohen nga tifozët në ndeshjen Kosovë-Greqi

Në mesin e gjërave të palejuara janë dhe ombrellat

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtiinë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) publikon rregullat që duhet respektuar nga tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, përveq këmësorëve që ju lejohet lëvizja.

FFK ka njoftuar se Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë. Vendosja e Policisë sբ Kosovës në perimetrin e dytë do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara.

Gjërat e palejuara përfshijnë:
-Mjetet piroteknike
-Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
-Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
-Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
-Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh
-Ombrella
-Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
-Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).
-Kamera profesionale dhe video kamera
-Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

FFK në njoftimin zyrtar thotë se ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat, në të kundërtën paralajmëron se mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika