Shtohen kontejnerët në kryeqytet, qytetarët nuk e vlerësojnë zgjidhje

Kontejnerë të rinj kishte qenë premtimi i Drejtorit të Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci me të marrë detyrën. E i njëjti ka bërë të ditur se dërgesa e parë tanimë ka arritur dhe kryeqyteti do jetë i pajisur në tërësi me kontejnerët e rinj deri në fund të prillit. Megjithatë, banorë të kryeqytetit vlerësojnë se ky veprim nuk do të sjell zgjidhje për ta

Më shumë kontejnerë kishte qenë kërkesa e kamotshme e banorëve të lagjes “Emshir”.

E ndonëse kontejneri i vetëm në këtë pjesë është zëvendësuar me tre të rinj, ata nuk vlerësojnë se iu është bërë zgjidhje.

“Këto mbeturina po i hekin ditë për ditë, katër kontinjera i kanë pru këtu t’rinj po s’mjaftojnë katër kontinjera, bërllog po bëhet shumë e era po i vjen”, tha Bejtush Raçi, banor i lagjes.

“Nuk kanë bo zgjidhje se këtu shumë banorë janë, me qenë ma pak është ma mirë por për këta banorë nuk ka zgjidhje. Besoj se po, edhe pak popullata duhet të vetëdijesohet jo vetëm kanta me qenë zgjidhje”, tha Cani Musliu, banor.

Dërgesa e parë e kontejnerëve të rinj tanimë ka arritur.

E Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci vlerëson se premtimi i parë i tij do përfundoj në një afat të afërt.

“Dje e kemi marrë sasinë e kontinjerëve metalikë ndërsa dimë se dje është bërë edhe ngarkesa e sasisë së dytë, mbi 340 kontinjerë në ngarkesën e dytë të cilat pritet t’i marrim gjatë kësaj jave ndërsa pas saj, pason edhe lifterimi i 640 kontinjerëve të tjerë për t’u plotësu pastaj me dërgesën e tretë dhe të katërt dhe parashihet që deri më 30 prill, t’i kemi të gjithë 1370 kontinjerë të dërguar si dërgesë dhe të shpërndarë”, tha Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Por edhe vet Brestovci, pajtohet se mbi një mijë kontejnerët e premtuar nuk do ofrojnë zgjidhje.

“Kjo nuk është sasia e mjaftueshme, ne veç jemi në hartim të një plani operacional për fazën e dytë, jemi t’u pa që kemi nevojë për shtim të lokacioneve shtesë sikurse që njëkohësisht jemi tu pa ku kemi nevojë për frekuencën e zbrasjeve”, shtoi ai.

Brestovci thotë se mbetet i palëkundur në bindjen se problemi i mbeturinave në kryeqytet do përfundoj me të në mandat.

Qendra e kryeqytetit do jetë pjesë me prioritet në vazhdën e lagjeve që do pajisen me kontejnerë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika