Shembja e urës së Baltimorit, dyshohet se rreth 20 persona kanë mbetur në lumë

Një urë e madhe në Baltimore u shemb në orët e para të martës pasi u godit nga një anije, duke zhytur në ujë disa makina dhe rreth 20 persona. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit në lumin Patapsco, ku hapësira e madhe e urës u zhyt në ujë

Pamje nga shembja e një pjese të urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, 26 mars 2024. Foto: Andrew Doyle, Sky News.

Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të së martës, pasi u godit nga një anije e madhe duke zhytur makina dhe rreth 20 njerëz në lumin nën të.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuar në lumin Patapsco pasi hapësira të mëdha të urës 1.6 milje (2.57 km) të Francis Scott Key u zhytën në ujë.

Rreth 20 njerëz mund të jenë në lumë së bashku me “mjete të shumta, dhe ndoshta një traktor-rimorkio ose një automjet aq i madh sa një traktor-rimorkio, (që) hyri në lumë,” ka deklaruar Kevin Cartwright, zëdhënësi i Baltimore City nga Departamenti i Zjarrfikësve, për Reuters.

“Kjo është një ngjarje me viktima masive, me shumë agjenci,” ka thënë teksa ka shtuar se “ky operacion do të zgjasë për shumë ditë”.

Një video live e postuar në YouTube tregoi anijen duke u futur në urë në errësirë. Fenerët e automjeteve mund të shiheshin në urë teksa ajo u rrëzua në ujë dhe anija mori flakë.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, ka thënë se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika