Ndalohen dy persona në lidhje me vrasjen në Prishtinë

Në lidhje me vrasjen e së martës në Prishtinë janë ndaluar dy persona, teksa veprimet hetimore janë duke vazhduar ende

FOTO:KALLXO.COM

Dy persona mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, të martën e 26 marsit.

Për rastin, siç bëjnë të ditur burimet e KALLXO.com, janë ndaluar dy persona, teksa veprimet hetimore janë duke vazhduar ende.

Kryesit e mundshëm në këtë rast ende nuk janë arrestuar, ani pse ata janë të identifikuar, mirëpo siç edhe është konfirmuar edhe nga organet e rendit, të njëjtit janë ende në kërkim.

Një burrë vdiq dje dhe një grua tjetër vdiq sot në QKUK si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe se e njëjta nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me këtë vrasje.

Sipas Prokurorisë, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitet relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, po ashtu po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve.

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika