Osmani mirëpret kalimin e raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut në Debat Plus në RTV Dukagjini/ 29 janar 2024

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherit kandidat për president, e ka mirëpritur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Osmani uron që seanca e prillit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Me kënaqësi e mirëpres vendimin e sotëm për të ftuar Kosovën të bëhet anëtar e Këshillit të Evropës. Votimi i suksesshëm rezultoi me 31 PO, 4 JO. Urojmë që seanca e prillit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës”, shkroi ai.

 

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe t’i adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, tha Komiteti për Politikë dhe Demokraci.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika