Limaj: Liderët e shtetit janë pajtuar që Njësisa Speciale të mos shkojë në veri

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Me këtë veprim sipas Limajt tre liderët e shtetit janë pajtuar që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të mos shkojnë në veri.

Limaj në “Debat Plus”, theksoi se Osmani, Kurti dhe Konjufca janë zotuar që për cdo intervenim në veri të koordinohen me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Ky njeri praktikisht ia kanë humbë një të drejtë Kosovës. Njësite tona speciale, ua kanë ndalu të shkojnë në veri, asgjë s’është letra e Hashimit. Njësitë tona speciale në veri të Kosovës për detyra të rregullta sigurojnë se ato do të jenë vetëm në raste të veçanta, dhe në njoftim paraprak te KFOR-it dhe EULEX-it… Ata angazhohen në punë vetëm në raste të veçanta, në kooperim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in”, tha ai.

Limaj u shpreh se krerët e shtetit kanë dhënë nënshkrim për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo Qeveri e ka sjellë punën që Asociacionin me këmby me anëtarësim në KiE. U kry kjo punë, nëse vazhdojmë dhe i mbyllim sytë para kësaj dhe ende thonë që s’ka Asociacionin, atëherë kemi probleme tjera, psikologjike e psikike… Për anëtarësim në OKB, NATO ia ka vlejte të jepet nënshkrimi. Jo që ka kushtëzim, por ka zotim nga kreu i shtetit. Tri institucionet kanë dhënë zotimet që kanë me i mbushë kushtet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika