Brenda 24 orëve në vend raportohen gjashtë raste të dhunës në familje

Dhuna në familje është një nga fenomenet më shqetësuese që mbizotërojnë në vendin tonë. E këtë arrijmë të kuptojmë më së miri përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku jo më larg se në 24-orëshin e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje.

Dy prej tyre në Fushë-Kosovë, një në Lipjan, një në Prizren, një në Rahovec dhe një në Klinë.

Lidhur me rastin e parë në Fushë-Kosovë, është arrestuar një i dyshuar që sipas familjarëve vuan nga problemet mendore pasi kishte sulmuar dy viktima. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Fushë-Kosovë / 28.03.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, lidhur me rastin e dytë në këtë qytet, është arrestuar një i dyshuari nën ndikim të alkoolit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktima.

Fushë-Kosovë / 28.03.2024 – 15:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Gjersa në Lipjan është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti kishte tentuar ta largojë me dhunë viktimën nga shtëpia.

Lipjan / 28.03.2024 – 10:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar ta largojë me dhunë viktimën femër kosovare nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e përditshëm të policisë.

Derisa në Prizren është arrestuar i dyshuari me nënshtetësi gjermane, pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj katër viktimave.

Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave, meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rahovec është arrestuar një i dyshuar pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

“Rahovec / 27.03.2024 – 18:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje në familje dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike  dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e përditshëm të PK-së.

Lidhur me rastin e fundit në Klinë, është arrestuar një i dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë / 28.03.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporitn policor.

 

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika