Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të MPB-së, ka miratuar Vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve

Në seancën e sotme të 296-të të Qeverisë së Kroacisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, ka paraqitur propozimin për vendim për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë kroate dhe asaj të Kosovës për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje, qëllimi i së cilës është përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit rrugor në territorin shtetëror të palëve. Republika e Kosovës tashmë e ka lidhur një marrëveshje të tillë me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Diskutimet dhe negociatat janë duke u zhvilluar për përfundimin e një marrëveshjeje të ngjashme me disa shtete të tjera anëtare”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i vendimit do të mundësojë fillimin e negociatave për draft Marrëveshjen.

Aktualisht, në Republikën e Kroacisë, 590 shtetas të Kosovës kanë marrë qëndrim të përhershëm, dhe 8,082 prej tyre kanë marrë qëndrim të përkohshëm. 1497 shtetas kroatë kanë një adresë të huaj të regjistruar në territorin e Kosovës, ndërsa 60 shtetas kroatë me vendbanim në Kroaci kanë regjistruar një nisje të përkohshme për në Kosovë.

“Drafti i Marrëveshjes së lartpërmendur përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e kontrollit të vlefshmërisë dhe besueshmërisë së patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i dorëzojë Qeverisë një raport për negociatat dhe rezultati i tyre. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinovic.

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të MPB-së, ka miratuar vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e marrëveshjes në fjalë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika