Përdorimi i drogës në Kosovë, shteti me strategji të re kundër saj

Qeveria e Kosovës ka dalë me strategji të re kundër drogës. Në të përfshihen objektiva e plane veprimi sidomos në parandalimin e konsumimit. Nga institute që trajtojnë këto raste, tregojnë situatën aktuale të përdorimit të narkotikëve në Kosovë.

Nuk janë të pakta rastet kur në Kosovë, konfiskohen sasi të konsiderueshme droge, zbulohen e shkatërrohen laboratorë droge, e fatkeqësisht edhe raportohen vdekje nga mbidoza.

Për të adresuar këtë, Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë e re kundër drogës për vitin 2024-2028 që përfshin çdo detaj në 46 faqe dokument.

Kjo strategji parasheh disa objektiva.

“Ndërprerja e kanaleve të distribuimit të drogës në masa të vogla dhe mesme. Zvogëlimi i kërkesës për drogë. Parandalimi i përdorimit të drogës.  Sigurimi i qasjes dhe forcimi i shërbimeve të trajtimit, kujdesit dhe rehabilitimit të përdoruesve të drogës. Risocializimi dhe ri-integrimit në shoqëri i përdoruesve të drogës. Kufizimi i përdorimit të drogës në burgje dhe adresimi i nevojave shëndetësore dhe shoqërore të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas lirimit”, tha strategjia shtetërore kundër drogave.

Strategjia ka edhe Planin e Veprimit të saj ku parashihen aktivitete të veçanta për arritjen e objektivave të caktuara.

“Hartimi i Ligjit të ri për Substancat Psikoaktive dhe Barnat Psikotrope. Themelimi i Ekipeve të Përbashkëta të Hetimit në kuadër të PSRK sipas rasteve e ndërlidhura me drogat. Hartimi i PSO-së së re të Policisë për fushën e hetimit të drogave. Organizimi i takimeve të rregullta koordinuese për të vlerësuar përpjekjet dhe për të planifikuar veprime operative-hetimore. Avancimi i sistemeve dhe softëereve në kuadër të Policisë së Kosovës për analiza në fushën e drogave. Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve të Drejtorisë së Inteligjencës dhe Drejtorisë së Anti-Drogave në kuadër të PK për profilizimin e grupeve kriminale që trafikojnë drogat. Zhvillimi i operacioneve policore ku përfshihet bastisja dhe konfiskimi i drogës, provave materiale, dhe parave e pasurive të paligjshme që lidhen me rastet e drogave. Trajnim i specializuar për Policinë e Kosovës për metodat e bastijes, duke përfshirë sigurimin personal të personave që zhvillojnë bastisje”, tha strategjia shtetërore kundër drogave.

E në këtë strategji ka punuar edhe Instituti Labirinth ku drejtuesi i saj thotë se dokumenti është punë e frytshme e disa prej institucioneve, por që ai pret zbatueshmëri të saj.

Ndërkohë Blakaj tregon se si është situata aktuale me përdorimin e drogave në Kosovë.

Strategjia do të ketë edhe dy vlerësime, një  afatmesëm dhe një përfundimtar në fund të vitit 2028, kur edhe do të përfundoj cikli kohor i saj.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika