Papa Françesku udhëheq meshën e Pashkëve

Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, përderisa dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Papa Françesku gjatë meshës së Pashkëve në Vatikan. 31 mars 2024.

Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, përderisa dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ka shqetësime për shëndetin e Atit të Shenjtë. Papa, 87 vjeç, arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.

Gjatë fjalimit që do të mbajë në mesditë, Papa pritet të flasë për konfliktet që po vazhdojnë në mbarë botën.

E diela e Pashkëve shënon ringjallen e Jezu Krishtit dhe kulmon me Javën e Shenjtë, që është pjesë e rëndësishme e kalendarit katolik që ndiqet nga 1.3 miliard persona.

Gjatë një meshe Vatikan të premten, në një predikim 10-minutësh në italisht, Papa dënoi “muret e egoizmit dhe indiferencës” në botë./Radio Evropa e Lirë

Por, Vatikani tha se për shkak të shëndetit të tij, Ati i Shenjtë nuk do të merrte pjesë në një ngjarje fetare të premten mbrëma.

Deri të premten, Papa kishte marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë javës, por së fundi ai është dukur i lodhur dhe nganjëherë ka deleguar fjalimet te kolegët e tij.

Në të kaluarën, Françesku e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kishës, nëse nuk mundet të kryejë detyrën. Nëse do të largohej nga drejtimi i Kishës Katolike, do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij Benediktit të 16-të, i cili më 2013 u bë papa i parë që nga Mesjeta që vullnetarisht dha dorëheqje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika