Arben Mustafa për rezultatet e publikuara nga Murati: Manipulim i paskrupullt

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili foli për nivel të paparë të investimeve kapitale

Arben Mustafa

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili foli për nivel të paparë të investimeve kapitale.

Ekonomisti i PDK-së publikoi një tjetër grafik nga ai i ministrit.

Sipas Mustafës, paraqitja e nivelit të investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt.

“Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv. Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë,” shkruan Mustafa.

Mustafa ka shkruar se vlera e shpenzimeve kapitale e vitit 2023 është e ngjashme me nivelin e shpenzimeve kapitale të vitit 2012, kur buxheti i Kosovës ka qenë sa gjysma e atij të vitit 2023.

“Nëse e marrim parasysh inflacionin prej rreth 30% që nga viti 2012, atëherë e kuptojmë se investimet kapitale të vitit 2023 madje vlejnë më pak se ato të vitit 2012 për rreth 30% në terma real.

Në vitin 2012, 38.5% e buxhetit shkonte për investime kapitale të cilat janë të domosdoshme për zhvillim e mirëqenie, ndërsa në vitin 2023 investimet kapitale përfaqësojnë më pak se 20% të gjithsej shpenzimeve,” shkruan ai.

E sipas tij, taksat e qytetarëve dhe bizneseve nuk po i shfrytëzojnë për zhvillim, por për të financuar skema të ndryshme populliste që në Kosovë po lënë pak e hiq gjurmë, ndërsa po e financojnë importin nga vendet tjera.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika