Tahiri: Vendimi për barnatoret është skandaloz

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se vendimi për barnatoret që të punojnë me numër të kufizuar gjatë të dielës duhet të ndryshojë

Besnik Tahiri, AAK

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se vendimi për barnatoret që të punojnë me numër të kufizuar gjatë të dielës duhet të ndryshojë

Sipas tij ky vendim është skandaloz.

“Kjo është hera e dytë që e adresoj të njëjtin problem, i cili është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve,” shkruan Tahiri.

Teksa këtë vendim e quan të palogjikë.

“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet,” shkruan ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika