Vuçiq: Pas 20 ditësh do shohim efektin real të dronëve tanë

"Në Peshter, ne do të shohim veprimin e vërtetë të dronëve tanë për herë të parë"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ndonëse ka deklaruar se “nuk e kërcënojnë askënd” ai ka thënë se më 20 prill do të të shihen dorën serbë për të herë të parë në aksion.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se Serbia do të blejë avionë të kombinuar luftarakë-bombardues.

“Në Peshter, ne do të shohim veprimin e vërtetë të dronëve tanë për herë të parë. Ne e kishim atë pak në Nikinci, por tani për herë të parë do të ketë një veprim real”, ka thënë Vuçiq.

Para këtyre deklarimeve Vuçiq ka thënë se nuk kërcënon askënd, pasi sipas tij, ata që flasin për kërcënime zakonisht mendojnë se duhet të kërcënojnë dikë.

”Serbia nuk kërcënon askënd, nuk ka kërcënuar asnjëherë. Ne i dimë të gjitha problemet tona, e dimë se sa të dobët jemi, por e dimë gjithashtu sa më të fortë se sa ishim, por ky është realizimi ynë dhe është e rëndësishme që ne mund të përpiqemi ta bëjmë veten shumë të fortë dhe që askush nga mjedisi do të mendonte për këtë të kryente agresion ndaj vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika