Pedri flet për rikthimin e tij në fushë pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka folur për rikuperimin e tij nga lëndimi, duke u shprehur optimist për një rikthim të shpejtë në fushën e lojës

Pedro Gonzalez Lopez

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka deklaruar se rikuperimi i tij nga një lëndim po shkon për të mirë.

Në një deklaratë të fundit, ai nuk ka caktuar një datë specifike për rikthimin e tij në fushën e lojës, por ka shprehur optimizmin e tij për një rikthim të shpejtë.

“Nuk ka datë specifike për rikthimin tim, por tani për tani gjithçka po shkon shumë mirë”, ka deklaruar ai.

“Shpresoj të kthehem shumë shpejt. Jam shumë mirë mendërisht, në fakt. Rikuperimi po shkon shumë mirë dhe unë thjesht po mendoj të kthehem dhe të shijoj”, ka thënë tutje Pedri, transmeton gazetari Fabrizoi Romano.

Katër javë më parë, Pedri u dërgoi një mesazh të përzemërt mbështetësve të Barcelonës në rrjetet sociale, pasi doli jashtë fushës për shkak të një lëndimi në kofshë.

“Është e vështirë të ndalosh dhe të fillosh përsëri pas gjithë përpjekjes dhe punës pas saj. Sidoqoftë, mos kini dyshim se lotët e djeshëm të pafuqisë së shpejti do të kthehen përsëri në lumturi”, kishte shkruar ai në Instagram.

Ai ka qenë jashtë fushës që nga fillimi i muajit mars.

Më 28 mars, Pedri është parë në terrenin stërvitor të Barcelonës, por ende nuk ka një ide të qartë se kur do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në ekipin e tij të parë.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika