Kurti: Vrasja e fëmijëve, e pleqve dëshmon gjenocidin serb

"Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Kurti, pas homazheve të bëra fillimisht në Kralan e pastaj në varrezat e qytetit të Gjakovës

Kryeministri-Albin-Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mëngjesin e së martës së dy prillit ka bërë homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë.

Kurti ka thënë se “vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

Tutje, kryeministri tha se urdhërdhënësit kanë qenë dora e zgjatur e Millosheviqit, të cilët janë me dhjetëra e me qindra, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë”, tha Kurti.

Ndryshe, në masakrën e Kralanit u vranë dhe ekzekutuan 80 civilë shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka e Haxhiavdyli mbi 29 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika