Tre fëmijë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

Policia thotë se ata iu përgjigjën incidentit në shkollën Viertola para orës 09:00 të martën dhe u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë brenda

Shkolla në Vantaa

Tre fëmijë të moshës 13 vjeç janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa.

Policia thotë se ata iu përgjigjën incidentit në shkollën Viertola para orës 09:00 të martën dhe u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë brenda.

Një i dyshuar, për të cilin policia thotë se është gjithashtu i moshës 13-vjeçare, është arrestuar.

Shkolla ka 800 nxënës dhe 90 të tjerë staf. Dëshmitarët i thanë transmetuesit publik YLE se dy autoambulanca ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme. Ashtu si shkollat e tjera finlandeze, fëmijët sapo ishin kthyer në mësime pas fundjavës së gjatë të Pashkëve./ BBC.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika