Ulet çmimi i rrymës për 8 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë

Zyra e rregullatorit të energjisë, ka vendosur që tarifat e reja të ulën për 8% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat, e për bizneset dhe konsumatorët industrial, të ketë ulje për 3%. Vendimi, sipas ZRRE-së, vjen si rezultat i stabilizimit të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Fillimi i prillit, ka sjellë edhe tarifat e reja të energjisë elektrike.

Dhe përkundër trendit që në herët e fundit ka shkuar me ngritje, nga ZRRE, këtë të marte ka ardh një vendim tjetër, pasi që çmimi do të jetë më i ulët.

Kështu, nga ky muaj, tarifat energjisë elektrike do të faturohen me çmim të ri, që është për një kilovat është pak më shumë se 1 cent më i lirë se vitin e kaluar.

Deri tash, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e ditës dhe 6.81 centë për tarifën e natës. Derisa me zbritje, çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.

“Zbritje prej 8% për konsumatorët për bllokun mbi 800 kilovat, dhe zbritje për të gjithë kategoritë tjera të konsumatorëve ata industrial dhe komercial, prej 3%, tarifa për bllokun 0 deri në 800 kilovat, konsumatorët familjar mbesin të njëjta”, ka thënë Ymer Rudari.

Pas mbledhjes, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, vendimin e konsideroi si një lajm të mirë, duke shtuar se zbritja ka ndodhur për shkak të uljes së çmimit të energjisë në tregjet ndëkombëtare.

Por, tarifat do të vazhdojnë të mbesin të njëjta për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800kë në muaj. Pra do të paguajnë 7.79 cent për kilovat në tarifën e lartë dhe 3.34 për tarifën e ulët.

“Konsumatorët deri në 800 KË paguajnë dhe kanë paguar edhe të kaluarën nën koston e shërbimit, deri më tani edhe në të kaluarën, prandaj ne e kemi parë të arsyeshme që ajo kategori e konsumatorëve që janë duke u shërbyer nën koston e sistemit të mos kenë zbritje, ndërsa kategoritë tjera që janë nën koston e shërbimit, bizneset në këtë rast dhe idustria dhe konsumatorët, mbi 800 KË”, ka thënë Fejzullahu.

Fejzullahu tutje i pyetur për vendimin e Kushtetueses që obligon që qytetarëve tu kthehen 40 milionë euro, që u janë faturuar për rrymën e shpenzuar në veri, tha se janë ende duke shqyrtuar mundësitë.

“Ne jemi vetëm duke menduar për mënyrën e zbatimit, të këtij vendimi. Ai vendim do të zbatohet së shpejti, besojm në një seancë të ardhshme të bordit të Zrre-së”, ka shtuar Fejzullahu.

Çmimi i tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Kosovë është i ndarë në dy blloqe, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800kW dhe ata që shpenzojnë mbi këtë limit.

Për bllokun e dytë tarifat u rritën për 15% vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika