I digjet vetura hetuesit policor serb në veri të Mitrovicës

Hetuesit policor të nacionalitetit serb, Zh.K, i është djegur vetura sot në veri të Mitrovicës. Prokuroria Themelore ka konfirmuar se dyshimet e para janë që ajo është djegur qëllimshëm e tashmë po hetohet rasti. Ndërsa, nga Policia nuk kanë treguar nëse hetuesi policor ishte kërcënuar më parë

Mëngjesi i 3 prillit ka zbardhur veriun e Kosovës me një tjetër rast të zjarrvënies së qëllimshme.

E parkuar në dalje të Mitrovicës Veriore, vetura e hetuesit policor të nacionalitetit serb, është djegur rreth orës 5 të mëngjesit.

Policia e Kosovës nuk ka mohuar e as pohuar nëse kolegu i tyre, Zh.K. ka qenë më parë i kërcënuar në ndonjë formë për punën e tij në institucionet e Kosovës.

“Nuk mund të flasim për ndonjë kërcënim që kolegu jonë ka pas, nuk mund të flasim as për punën e tij sepse të gjitha këto janë pjesë e hetimit. Mirëpo kudo që hetimet na dërgojnë ne atje do të shkojmë. Këtë rast kemi marr shumë seriozisht, jemi duke e hetuar dhe konsiderojmë që do të kemi rezultate”, ka thënë zv/drejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës tashmë e ka cilësuar veprën penale por tregojnë se dyshimet e para çojnë në akt të qëllimshëm.

“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, kanë thënë nga Prokuroria.

Kjo nuk është hera e parë që veturave dhe lokaleve të komunitetit serb që punojnë në institucionet e Kosovës u vihet flaka.

Rasti i sotëm i djegies së veturës është i teti vetëm brenda këtij viti i djegies së pronës personale të komunitetit serb.

Asnjë nga rastet e kaluara nuk kanë arritur të zbulohen nga organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika