Jeta e qytetarëve të Kosovës është vështirësuar gjatë luftës në Ukrainë

Jeta e qytetarëve është vështirësuar gjatë luftës në Ukrainë. Sipas studimeve të Institutit GAP, në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021

Ilustrim

Lufta në Ukrainë ka ndikim në ekonominë e Kosovës dhe në rritjen e inflacionit që vështirëson jetën e qytetarëve.

Sipas studimeve të Institutit GAP, në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Qytetarët për Zërin e Amerikës thanë se jeta e tyre është bërë sfiduese për plotësimin e nevojave themelore të familjeve të tyre, transmeton PortaliD.

“Me 100 euro që i marr ndihmë të pleqërisë, pension pleqërie asgjë tjetër nuk kam. Jetoj e vetme, jetoj këtu, çfarë të bëj, nuk e kam askënd. Unë për vete shpesh kam dëshirë të blej ndonjë mollë, dardhë, tash kanë dalë edhe perimet, nuk kam me çka t’i blej”, thotë Mymine Tatari.

“Të ardhurat mesatarisht mund të them i kemi 200 deri në 300 euro (në muaj), i menaxhojmë ashtu si mundemi. Shpresojmë që muajt e ardhshëm ndoshta lirohen çmimet e bëhet diçka”, thotë Milazim Abdullahu.

Blendi Hysaj nga instituti GAP ka thënë se kjo ndodh, sepse Kosova është importuese e shumicës së prodhimeve, çmimet e të cilave janë rritur kohët e fundit.

“Andaj edhe zhvillimet të cilat ndodhin në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë edhe në Kosovë. Qëllimi i studimit ka qenë të identifikojë kanalet kryesore të transmetimit të situatës ekonomike në botë dhe Kosovë, ku më problematike ka dalë pjesa e energjisë elektrike, furnizimit me naftë por edhe konsumi i produkteve bazike”, tha ai.

Blendi Hysaj ka thënë se qeveria duhet të vazhdojë krijimin e politikave që ndihmojnë qytetarët që janë në gjendje më të rëndë ekonomike.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka rishikuar normat e rritjes ekonomike të shteteve, përfshirë edhe Kosovën.

Nga një parashikim për rritje ekonomike reale prej 4.5 për qind në vitin 2022, rritja ekonomike është zbritur në 4 për qind.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika