Si u “injoruan” kryetarët e PDK-së në veri nga vizita e Kurtit?

Gjatë vizitës në veri të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka injoruar takimet me kryetarët e PDK-së së komunave veriore. Këta të fundit thonë se po ndjehen të diskriminuar nga ky veprim

Kurti ditën e mërkurë mori rrugën për në veri të Kosovës.

Ai vizitoi të katër komunat veriore atje por jo edhe të katër kryetarët e këtyre institucioneve.

Kreu i ekzekutivit jashtë itinerarit la Izmir Zeqrin e Zubin Potokut dhe Ilir Pecin e Zveçanit, dytë kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Debat Plus tha se ata nuk i kanë takuar për shkak se vizita e tyre është zhvilluar në objektet zyrtare të komunave e jo në zyrat ku këta dy kryetar kryejnë detyrën e tyre.

Por, Izmir Zeqiri tha se po t’i kërkohej do të takohej me Kurtin.

“Unë vlerësoj mirë kishte me qenë bile së paku te ishim të informuar. Dhe po të isha i informuar kisha qenë bashkë me të, pa marr parasysh ai është Kryeministër a pajtohemi politikisht a s’pajtohemi ai është Kryeministër dhe unë i respektojë të gjithë”, tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.

Madje për Zeqirin ky nuk është rasti i parë që është injoruar.

“Ka bërë një vizitë edhe në muajin e kaluar te antena e internetit. Bile-bile, antenna është e vendosun e është në emer të babës, pra është pronë e imja. Jo fortë largë shtëpisë sime”, tha Zeqiri.

Televizioni ka tentuar të kontaktoj edhe Kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

 

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika