“Do të jepen në shfrytëzim”, këshilltari i Haxhiut tregon se çka do të bëhet me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit

"Ka pasur disa prona që janë edhe mjete ashtu me i quajt, që i janë nënshtruar me automatizëm konfiskimit dhe gjithashtu edhe paluajtshmeri, paluajtshmeritë e sekuestruara janë vila në Ujman e Raodjçiqit, pastaj një restaurant në veri dhe banesë anë katin e 6 në pjesën veriore të vendit".

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të kryeterroristit, Millan Radojçiq, dhe më pas pritet t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.

Por, deri në atë moment do të mirëmbahen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe nga Policia e Kosovës.

Kështu ka deklaruar në “FIVE” të Dukagjinit, Genc Nimoni, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Tashmë kemi vendime dhe urdhra të gjykatës për konfiskim dhe sekuestrim. Dhe MD-ja do të thotë edhe sipas rolit të saj është duke e vazhdu këtë operacion. Kemi edhe rezultate në këtë drejtim, kemi mjete të konfiskuara. Sepse dallojnë kategoritë, në rastet kur kemi mjete me të cilat kur veprat penale ose ka marrë pjesë direkt në këtë agresionin e 24 shtatorit, ne, në bazë të legjislacionit në fuqi, ne bëjmë edhe konfiskim, dhe kjo edhe ka ndodhë.

Janë konfiskuar 34 vetura, pastaj kemi mjete të tjera që janë mjete luftarake, bazuar në atë që kishte ndodhur sulmi terrorist i 24 shatorit”, ka thënë Nimoni.

Nimoni ka treguar se konfiskimit me automatizëm i janë nënshtruar edhe disa pasuri të paluajtshme dhe se këto presin një vendim të gjykatës që të ketë mundësi të shfrytëzohen më pas.

“Ka pasur disa prona që janë edhe mjete ashtu me i quajt, që i janë nënshtruar me automatizëm konfiskimit dhe gjithashtu edhe paluajtshmeri, paluajtshmeritë e sekuestruara janë vila në Ujman e Raodjçiqit, pastaj një restaurant në veri dhe banesë anë aktin e 6 në pjesën veriore të vendit.

Kështu që këto janë të sekuestruara dhe presin edhe vendimin e gjykatës që të konfiskohen përfundimisht dhe të kemi mundësi sipas ligjit, t’i shfrytëzojmë…”, ka shtuar Nimoni.

“Në kuadër të këtyre ka edhe mjete të tjera duke filluar me dy evtura të rënda të blnuara, 26 vetura të ndryshme, janë dy motor ushtarakë, ekskavatorë, makineri të rëndë, raketahedhës dhe mjete të tjera që veç janë konfiskuar ose më mirë i janë nënshtruar konfiskimit më automatizëm, marr parasysh se janë përdor në sulmin e 24 shatorit”.

Nimoni ka ritheksuar se siç kanë vepruar me disa nga veturat e konfiskuara, që i janë dhënë Policisë në shfrytëzim, ashtu do të ndodhë edhe me pasuritë tjera.

“Do t’i japim në shfrytëzim ashtu siç kemi vepruar edhe me pasuritë e tjera, e keni parë më 34 veturat që janë konfiskuar me një kërkesë të Policisë me një urdhër të gjykatës ia kemi kaluar në shfrytëzim PK-së. Do të jepen në pronësi apo shfrynim bazuar në legjislacionin në fuqi”.

 

Ndërkaqë, gjatë ditës Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkuar në vilën e Milan Radojçiqit, tashmë të sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, pas mbërritjes së Sveçles atje, atij i është bashkuar edhe ministrja Haxhiu, e cila ka thënë për mediat se Policia tashmë ka vendosur kamera sigurie dhe është e pranishme në këtë vilë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ministri Sveçla kishte bërë kërkesë që prona e Radojçiqit të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës. Sipas Sveçlës, vila e Radojçiqit duhet t’i kalojë në shfrytëzim Policisë së Kosovës si bazë e Policisë.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika