Disa të rinj dëmtojnë ulëset e stadiumit në Lipjan, komuna publikon videon

Komuna e Lipjanit ka publikuar një video ku shihen disa të rinj teksa i shqelmojnë dhe i dëmtojnë ulëset e fushave sportive.

Në profilin e Facebookut të kësaj komune, është publikuar edhe reagimi i kryetarit Imri Ahmeti për këtë rast.

Ai apelon te qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike.

“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Në lidhje me këtë rast, një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona të tjerë të dyshuar të mitur kanë dëmtuar ulëset.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika