Gegaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është “fakt i kryer”

“Në fund të fundit, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës – dhe goditja e ulët ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi – është bërë fakt", deklaroi Nikolla Gegaj, anëtar i bordit drejtues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS)

FOTO:DPS

Nikolla Gegaj, anëtar i bordit drejtues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), në një intervistë për gazetën malazeze  “Pobjeda” të martën, tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është fakt i kryer, ndërsa shtoi se vota kundër Kosovës në Komitetin për Politikë dhe Demokraci dëshmoi se pushteti ekzekutiv në Mal të Zi devijoi nga kursi euroatlantik.

“Në fund të fundit, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës – dhe goditja e ulët ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi – është bërë fakt. Kjo do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra edhe serbëve që jetojnë atje, të kenë një shkallë më të madhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre, pikërisht para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, deklaroi Gegaj.

Mali i Zi, përveç shteteve mosnjohëse brenda Këshillit të Evropës, doli në skenë duke votuar kundër Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë evropiane që është ngritur mbi parimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Maja Vukiçeviç, deputete nga radhët e Partisë Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi votoi kundër.

“Kam frikë se me këtë procedurë i është dërguar mesazh ndërkombëtarëve se Mali i Zi ka devijuar nga kursi euroatlantik. Dua të shtoj se dikush dëshiron qëllimisht që vendi ynë të prishë marrëdhëniet e mira fqinjësore, gjë që është në kundërshtim me interesat e përcaktuara të politikës së jashtme të vendit tonë”, nënvizoi Gegaj, ndonëse shtoi se nuk habitet nga akti.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika