Dëgjohet një dëshmitar në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, tjetri mbetet për seancën e radhës

"Seanca ka përfunduar, në këtë seancë është dëgjuar një dëshmitar. Gjyqtarja ka urdhëruar që te mos shpalosen detaje më tutje. Seancat e radhës janë caktuar për këtë muaj, më 15 dhe 16 prill", ka deklaruar avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi pas seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, ka thënë se një dëshmitar është dëgjuar, ndërsa tjetri ka mbetur për seancën e radhës.

Seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill.

Seanca ka qenë e mbyllur dhe sipas Gashit gjyqtarja e rastit ka urdhëruar që të mos shpalosen detaje më tutje në lidhje me gjykimin.

“Seanca ka përfunduar, në këtë seancë është dëgjuar një dëshmitar. Gjyqtarja ka urdhëruar që të mos shpalosen detaje më tutje. Seancat e radhës janë caktuar për këtë muaj, më 15 dhe 16 prill”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sot u mbajt e mbyllur seanca gjyqësore për rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.

Dy të dyshuarve u është ngarkuar vepra penale “Vrasje e Rëndë” në aktakuzë.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishin konfirmuar për Dukagjinin se më 25 mars është paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 25.03.2024, ka paraqitur Propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit, ndaj dy personave (të mitur), për shkak të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’ në bashkëkryerje, pranë gjykatës kompetente”, kështu ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Deri më tani, dy të akuzuarit janë duke qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

18-vjeçari kishte vdekur në Emergjencën e QKUK-së disa ditë pasi ishte rrahur.

Lexo edhe: Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Policia fillimisht e raportoi vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë konstatuan vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës, të marra nga shkopi i bejsbollit.

Për këtë raportim, Inspektorati Policor i Kosovës kishte iniciuar hetim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika