Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit: Bashkëshortja e tij na la pa fjalë, më kapluan lotët

Për vdekjen e Agim Ramadanit, bashkëluftëtari i tij, Musa Gjakova, e kuptoi katër ditë më vonë, pasi edhe vetë ishte i plagosur

Musa Gjakova, bashkëluftetar i Agim Ramadanit

Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Musa Gjakova, i ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka treguar më shumë rreth figurës së heroit Agim Ramadani.

“Për Kosovën, Agim Ramadani paraqet një figurë poliedrike, i cili në pikëpamjet ushtarake ishte një epror i përgaditur mirë, në aspektin kombëtar një burrë i cili  e dëshmoi veten me veprimtarin e vet gjatë tërë jetës, por edhe në fushën e artit si piktor dhe poet, poezitë  e tij ende lexohen me ëndje nga shumë njerëz”, ka thënë Gjakova.

Rrugëtimi i tyre filloi në qershor 1998, takimi i parë ishte në Tiranë, sipas Gjakovës, Agim Ramadani ishte ndryshe nga eprorët e tjerë, ishte i veçantë.

Data 9 dhe 11 prill në Betejën e Kosharës, siç tha Gjakova, janë krenari dhe shqetësim, se si do të rridhte i tërë plani nga Agim Ramadin dhe Sali Çekaj. Ata ishin të bindur që do të korrnin sukses dhe armiku do të përjetonte një leksion të duhur, mirëpo askush s’e kishte menduar përfundimin.

Për vdekjen e Agim Ramadanit, bashkëluftëtari i tij, Musa Gjakova, e kuptoi katër ditë më vonë, pasi edhe vetë ishte i plagosur, lajmin e mori nga gruaja e Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani.

“Një grua, e cila kurajo na jepte neve të plagosurve, me hyrjen e saj në dhomën e të plagosurve kërkoi nga ne të ishim të fortë dhe mbetëm pa fjalë, e kuptuam menjëherë”, u shpreh Gjakova.

“Mua më kapluan lotët, ishte e vështirë të pajtohemi me fatin”, shtoi më tej Gjakova.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika