Vdes disenjatori italian, Roberto Cavalli

"Trashëgimia e Roberto Cavallit do të jetojë përmes artit të tij, krijimtarisë së tij dashurisë për natyrën, kafshët dhe nëpërmjet familjes së tij të cilën ai e kishte për zemër"

Roberto Cavalli, stilisti italian i modës që manifestoi magjepsjen dhe eksesin, duke dërguar modele në pistë dhe aktore në tapete të kuq të veshur me fustane me stampa leopardi, xhinse të shtrembëruara, korse prej sateni dhe rroba të tjera që bien në sy, ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

“Ai ishte një artist natyral dhe besonte se secili mund ta zbulonte artistin brenda vetes. Trashëgimia e Roberto Cavallit do të jetojë përmes artit të tij, krijimtarisë së tij dashurisë për natyrën, kafshët dhe nëpërmjet familjes së tij të cilën ai e kishte për zemër”, kanë thënë kompania Cavalli në një njoftim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roberto Cavalli (@roberto_cavalli)

Cavalli lindi në Firence në vitin 1940. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte një piktor i njohur; Cavalli ndoqi gjurmët e tij duke u regjistruar në Akademinë e Artit të Firences, ku filloi të eksperimentonte me pikturën, tekstilin.

Ai prezantoi koleksionin e tij të parë me emra në Paris në vitin 1970, përpara se të debutonte në pasarelat në Firence dhe Milano, në vitin 1972.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika