Kurti për vdekjen e aktores Shirine Morina: Humbje e madhe për komunitetin artistik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores Shirine Morina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores Shirine Morina.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vdekja e Shirine Morinës është humbje e madhe për komunitetin artistik.

“Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës”.

“Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës ‘Mbreteresha Teutë’, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet ‘Hotel Kashta’, ‘Makbethi’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, në filmin ‘Era dhe lisi’, si dhe serialet ‘Kombinati’ dhe ‘Cimerat’”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika