Sulm në Kishë, theret me thikë Peshkopi në Sydney

Një peshkop dhe disa njerëz të tjerë janë therur me thikë gjatë një predikimi në Sydney

Një peshkop dhe disa njerëz të tjerë janë therur me thikë gjatë një predikimi në Sydney, që po transmetohej në internet.

Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në kishën Christ The Good Shepherd në periferi të Wakeley.

Policia iu përgjigj njoftimeve se një numër njerëzish ishin therur me thikë, por tha se asnjë nga lëndimet e tyre nuk ishte në rrezik për jetën.

Një person është arrestuar dhe dërguar në një vend të pazbuluar, tha policia.

Pas sulmit, turma të mëdha u mblodhën jashtë kishës, me pamjet e paverifikuara të postuara në internet, që shfaqnin disa që sulmonin ndërtesën dhe automjetet e shërbimit të urgjencës.

Policia tha se “një reagim i madh i policisë është duke u zhvilluar dhe publikut i kërkohet të shmangë zonën”.

Peshkopi që u sulmua u emërua nga mediat lokale si Mar Mari Emmanuel. Identiteti i tij u konfirmua më vonë nga kisha, e cila është ortodokse lindore.

Kisha tha në një deklaratë se një prift, At Isaac, u plagos gjithashtu. Të dy u dërguan në spital.

“Ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë,” tha kisha.

“Ne gjithashtu kërkojmë me dashamirësi këdo në ambientet e Kishës të largohet i qetë”, shtohet aty.

Kryebashkiaku vendas, Frank Carbone, ishte në mes atyre që bënë thirrje për qetësi.

“Unë e kuptoj që shumë anëtarë në komunitetin tonë janë vërtet të shqetësuar, por ajo që është e rëndësishme është që besoj se peshkopi është dërguar në spital dhe duhet të jetë mirë,” i tha ai Sky News Australia.

“Personat e plagosur pësuan lëndime jokërcënuese për jetën dhe po trajtohen nga mjekët e ambulancës së NSW”, tha policia në një deklaratë.

Të gjithë të lënduarit mendohet se janë meshkuj të moshës 20 deri në 70 vjeç. Motivi i sulmit nuk dihet.

Goditja me thikë vjen disa ditë pasi gjashtë persona u vranë në një qendër tregtare në të njëjtin qytet. Sulmuesi më vonë u qëllua për vdekje nga një oficer policie.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika