Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha s’paske msu, por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe

 Arlind Hajdaraj, ish- student në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, ka thënë se gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me profesorin Xhevat Krasniqi, ky i fundit ka ngacmuar seksualisht një studente vetëm "dy banka më përpara" tij

Arlind Hajdaraj, ish-student i Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, ka thënë se “gjatë ligjëratave, profesori në fjalë ka thënë se gjatë ligjëratave ai ka qenë shumë korrekt dhe i përgatitur.”

Ai thotë se në vitin 2014 gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me të “më 23 janar 2014”, ka shtuar se ka qenë një rast konkret i ngacmimit seksual nga ana e profesorit, kur edhe është lajmëruar rasti dhe janë marrë masa ndaj tij.

Ai ka thënë se nuk e di se a ka pasur raste të mëhershme.

“Studentët nuk janë kanë krejt në një grup, kemi qenë të ndarë në dy grupe, provimi i vitit të parë ‘Matematika elementare I dhe II’. Unë kam qenë në grupin e dytë, sepse e kam kaluar atë provim më parë (Matematikën elementare I) edhe dy banka para meje ka qenë studentja, profesori i afrohet afër, e sheh provimin dhe i thotë ‘nuk paske mësuar sa duhet me kalu’”.

Tutje, ish-studenti ka thënë se profesori i ka thane studentes “Ne mund me ia bë edhe ndryshe, thjesht me pi një kafe dhe me diskutu”.

Sipas tij, kjo ka qenë një nismë e mjaftueshme për ta marrë si ngacmim seksual.

“Menjëherë mas provimit kemi diskutu bashkë të gjithë kolegët, me ndihmën e një profesoreshe, e cila na ka kërkuar atëherë me mbetë anonime, edhe të njëjtin qëndrim e mban edhe sot, ne e kemi hartu një peticion të cilin e kemi nënshkru dhe e kemi dorëzu”.

“Që nga ajo kohë, edhe mund të harroj ndonjë presje aty-këtu, por i ka thënë profesori studentes ‘me diskutu’ dhe, sipas tij, thelbi i ngjarjes ka qenë aty.

“Brenda një periudhe rekord, as një javë nuk kanë qenë në pyetje, profesori largohet nga fakulteti”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk e di se a është shkarku apo çfarë ka ndodhur me të, por “thjesht ai nuk ka ardh më”.

Më tej, Hajdaraj ka thënë se gjatë atij afati, profesori i ka rrëzuar të gjithë studentët nga provimi, sipas tij “në shenjë hakmarrjes”, pastaj ka shtuar ai se profesori është zëvendësuar me një profesoreshë tjetër, me të cilën kanë mbajtur provimin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika