Molliqaj: Deklarata e UP-së e paragjykon faktin që denoncimi për ngacmim është vonuar

Leonida Molliqaj nga Organizata “Qika”, rastin e ngacmimit seksual nga profesori Xhevat Krasniqi e ka quajtur të rëndë, duke shtuar se deklaratat e UP-së janë boshe

Leonida Molliqaj nga Organizata “Qika”

Leonida Molliqaj nga Organizata “Qika”, për rastin e ngacmimit seksual nga profesori, Xhevat Krasniqi, e ka quajtur rast të rëndë.

E ftuar në “Debat Plus”, Molliqaj ka thënë se qasja e Krasniqit nuk i ngjan qasjes së një profesori.

“Unë mendoj që rasti i Xhevat Krasniqit është rast i rëndë dhe vajzat që janë duke diskutuar me neve gjatë kohë së protestës vazhdimisht kanë ankesa, të cilat flasin për nevojën e tij për ti shtypur të tjerët, sidomos vajzat dhe qasjes së tij që nuk i ngjan qasjes së një profesori,” tha ajo.

Molliqaj bëri të ditur që Universiteti i Prishtinës i ka lëshuar dy reagime që sipas saj janë shumë të vonshme.

“Nën 1 Këshilli i Etikës është vonuar dhe ka shkelur rregulloren për ngacmimet seksuale e cila parasheh afatin për 5 ditësh për me u ftu palët në intervistë, palët i ka ftuar vetëm pas raportimit të mediave diku pas tri jave të denoncimit,” ka thënë Molliqaj.

E reagimet e UP-së Molliqaj i quajti se kanë qenë vetëm nga arsyeja pas protestave të Lëvizjes Feministe Studentore që kanë qenë tërë ditore dhe bllokuse të punës së Rektoratit

“Deklaratat e UP-së janë totalisht boshe dhe të papranueshme për neve,” shtoi ajo.

Teksa theksoi se, deklarata e paragjykon faktin që denoncimi është vonuar pra nuk është denoncuar rasti menjëherë kur ka ndodhur.

Deklarata: Sqarojmë se rasti adresuar pretendohet të ketë ndodhur para 1 viti e gjysmë përkundër kësaj rasti është adresuar në Këshill të Etikës vetëm në mes të marsit 2024, kurdo që një rast paraqitet ai merret dhe trajtohet me seriozitetin e duhur por nëse është dashur kaq kohë e gjatë, Këshilli e vlerëson se e meriton një periudhë kohore,” bëri të ditur Molliqaj.

Ajo shtoi se “Këshilli e paragjykon kohën kur vajzat e kanë marrë guximin me mbështetjen e dekanes për ta paraqitur rastin.”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika