Sulmi i Iranit “do të përballet me përgjigje”, thotë shefi i ushtrisë izraelite

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite

Ilustrim

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi. Ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej, megjithatë.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë.

Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit të mos hakmerret.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli vlerëson thellësisht mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe të tjerëve në “parandalimin” e sulmit iranian gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, ish-Twitter, këtë mbrëmje, zyra e kryeministrit tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar për t’i rezistuar këtij agresioni iranian, i cili kërcënon paqen botërore”.

Më herët, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se sulmi i vendit të tij ndaj Izraelit përbënte “ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime” dhe tha se nuk do të hezitonte të mbronte interesat e tij në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika