Arrestohen katër shqiptar në Londër, dyshohen për kontrabandim parash

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe për në Shqipëri. Një seri bastisjesh të koordinuara u kryen të shtunën (13 prill) duke filluar me arrestimin e një shqiptari 48-vjeçar në Dover

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe për në Shqipëri. Një seri bastisjesh të koordinuara u kryen të shtunën (13 prill) duke filluar me arrestimin e një shqiptari 48-vjeçar në Dover.

Rreth 200,000 paund në para të gatshme u sekuestruan nga automjetet e tij për të cilat Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pretendon se ishin rrugës për në Shqipëri. Dy burra, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan dhe rreth 150,000 paund në dorë u sekuestruan në një automjet të dytë.

Oficerët pretendojnë se banda operon nën maskën e një kompanie të ligjshme korrierësh, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme jashtë vendit nga bandat e tjera të drejtuara nga shqiptarët. Menaxheri i operacioneve të NCA, Paul Orchard tha: Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të rëndë dhe të organizuar si tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit, të kryejnë veprat e tyre të tmerrshme që dëmtojnë aq keq shoqërinë tonë.

Hetimi filloi në shkurt 2022 kur Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin shqiptar në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone. Brenda furgonit të tij kishte gjithsej 390,000 paund të mbështjellë në pako të ndryshme prej kallaji.

Shtëpia e tij në Haringey u kontrollua më pas dhe oficerët gjetën 150,000 paund të tjera në para. Të dy burrat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën (13 prill). Që atëherë ata janë liruar me kusht.

22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika