7 Qershori- Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 20 dhjetor 2018 ka miratuar Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit

Ilustrim

Parakushtet themelore për shëndet dhe mirëqënie të njeriut janë ushqimi i sigurt dhe të ushqyerit e drejtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 20 dhjetor 2018 ka miratuar Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit.

Që nga viti 2019, 7 qershori është ditë që shënohet me aktivitete që theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë. Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt shkaktohen nga substanca kimike, parazitë, aktere dhe viruse.

Ilustrim

600 milionë njerëz sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420.000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 për qind në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125.000 raste të vdekjes në vit.

Tema për Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore në këtë vit është ‘‘Ushqim më i sigurt, shëndet më i mirë’’.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika