Borrell e nominon Lajçakun për ambasador të BE-së në Zvicër

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme sot ka nominuar disa shefa të rinj të delegacioneve e zyrave

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka nominuar 44 shefa të rinj të delegacioneve e zyrave të ngarkuarit me punë të Bashkimit Evropian për rotacionin e ardhshëm diplomatik në Delegacionet e BE-së, në mbarë botën.

Përmes një komunikate për media, Emisari aktual për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht po shërben si përfaqësues special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perënidmor. Më herët, ai ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë”.

Ndërsa, Ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë, në vend të Tomas Szunyog. Orav ka shërbyer më parë si ambasador i BE-së në Mal të Zi.

Ndryshimet në BE, Lajçak ambasador në Zvicër, largohet edhe Szunyog

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika