Zgjedhjet në Kroaci, HDZ fitoi 61 mandate

Dje në Kroaci u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku në garë ishin rivalët, presidenti Zoran Milanoviç, socialdemokrat miqësor me Moskën dhe kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç. HDZ-ja ja fiton bindshëm zgjedhjet parlamentare

Andrej Plenkoviç nga HDZ

Rezultatet jozyrtare të KSHZ-së pas procesimit të pothuajse të gjitha vendvotimeve, sipas përllogaritjeve mediatike, tregojnë se HDZ-ja fiton bindshëm zgjedhjet parlamentare.

HDZ fiton 61 mandate, ndërsa Lumenjtë e Drejtësisë të mbledhur rreth PSZH-së marrin 42 mandate.

Lëvizja Atdheu është e treta me 14 mandate të fituara, Most merr 11 dhe Mozemo 10 mandate. IDS dhe platforma Nezavisna Sever fituan nga dy mandate secila dhe koalicioni Fokus-Republika fitoi një, raporton n1.

Partia në pushtet HDZ ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet e Kroacisë , sipas rezultateve pothuajse të plota zyrtare, por përballet me bisedime të vështira për të siguruar një shumicë në parlament dhe për të formuar një koalicion qeverisës.

Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviç kishte 60 vende në asamblenë prej 151 anëtarësh, sipas rezultateve nga më shumë se 90 përqind e qendrave të votimit. Në votimin e mëparshëm të vitit 2020, partia fitoi 66 vende.

Gjatë ditës së djeshme Kroacia i zhvilloi zgjedhjet parlamentare, ku në garë ishin rivalët, presidenti Zoran Milanoviç, socialdemokrat miqësor me Moskën dhe kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç.

Për herë të dytë që nga viti 1990, zgjedhjet parlamentare nuk mbahen të dielën, me vendim të Presidentit të Republikës këto zgjedhje u mbajtën të mërkurën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika