DASH pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë për të ndaluar veprimet e pakordinuara dhe të njëanshme, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1 mijë e 400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”.

Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.

Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Dejan Jankoviqit, thotë se Serbia kërkon tensione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë thirrje Serbisë për lirimin e menjehershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq i cili po mbahet në burg në Serbi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti.

Sveçla: Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”.

“Sipas informacioneve, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim 48-orësh nga autoritetet serbe me akuzën për prishje të rendit kushtetues në Serbi”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës nga Serbia, duhet të jetë alarm për të gjithë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika