Hoxha: 33 objekte shkollore në veri nuk shfrytëzohen për zgjedhje

Analisti, Dibran Hoxha, ka thënë se, disa objekte shkollore në veri nuk janë lejuar që të shfrytëzohen për zgjedhje dhe nëse ky është një lloj provokimi, Qeveria dhe institucionet tona duhet të japin një përgjigje

Analisti, Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha ka thënë se disa objekte shkollore në veri nuk janë lejuar që të shfrytëzohen për zgjedhje dhe nëse ky është një lloj provokimi, institucionet tona duhet të japin një përgjigje.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona sovraniste duhet të tregojnë si ka mundësi të ndodhë kjo, si ka mundësi të dërgohet kontenjerë dhe objekte të tjera alternative, sepse kjo i dërgon sinjal votuesve që nuk janë të sigurtë”, ka thënë Hoxha.

Në emisionin “Debat Plus“, në TV Dukagjini, analisti Hoxha ka thënë se,Qeveria dhe ministri i rendit duhet të japin një përgjigje, ani pse kanë thënë se janë në gjendje ta mbështesin KQZ-në, mirëpo sipas tij, mbeshtetje nuk është me vendosë kontenjera.

“Me i mbeshtetë është me i luftu strukturat paralele kriminale që po ekzistojkan ende, nëse Serbia mund t’i bllokojë 33 objekte që janë institucione publike të kësaj Republike” ka thënë tutje Hoxha.

Drejtorët e tridhjetë e tre shkollave në veri nuk kanë pranuar t’i japin për përdorim objektet shkollore për mbajtjen e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ka thënë të mërkurën në mbledhjen e KQZ-së, kreu i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj.

Ai theksoi se vetëm 10 shkolla në të gjitha katër komunat në veri kanë thënë se mund të përdoren për procesin e votimit të muajit të ardhshëm.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika