Hoti: Kurti po tenton “t’u hedhë hi syve” qytetarëve, marrëveshja e tyre përmban autonomi për serbët

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke tentuar “t’u hedhë hi syve” qytetarëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot gjatë ditë ditës ka folur për marrëvehjen e vitit 2013 dhe atë të vitit 2015.

Lexo më shumë: Kurti i rendit kushtet për Asociacionin

Hoti ka thënë se me shpjegimin që Kurti bëri, sipas Hotiti, ka tentuar “t’u hedh hi syve” qytetarëve.

“Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, ka thënë Hoti.

Deputeti i LDK-së është shprehur se moskoordinimi me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku sipas tij, “nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake”.

“Fatkeqësisht, tani flitet për zbatim të asociacionit që tanimë ka marr premisa të një autonomie. Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit”, ka thënë tutje deputeti nga radhët e LDK-së.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika