Një 17-vjeçar ther me thikë 20-vjeçarin në Ferizaj

"Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë ( thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshês 20 vjeçar"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 17-vjeçar, ka therur më thike një 20-vjeçar në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se pas një pune intensive të Policisë në terren dyshuari është arrestuar, kurse i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pastaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan Rexha & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë ( thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshês 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar,  i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika