Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Një qytetar me shtetësi të Serbisë është ndaluar nga njësiti policor kufitar, pasi kishte tentuar të futet ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës/ Foto: Visar Loku

Një qytetar me shtetësi të Serbisë është ndaluar nga njësiti policor kufitar, pasi kishte tentuar të futet ilegalisht në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie të policisë, në konsultim me prokurorin, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Sharpel , Leposaviç 23.04.2024-19:30. Njësiti policor ka vërejtur një automjet të dyshimtë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika