Mesazhet e komandantit të KFOR-it, përmend dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas potencon se një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, pas vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel, ka përcjellur tri mesazhe.

Ai ka thënë se aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në një video-mesazh publik, komandanti Ulutas ka thënë se KFOR-i do të sigurohet që misioni i tij të mbetet i pajisur mirë dhe i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundim të Ligjit.

Kurse, në mesazhin e tretë, ai ka përmendur dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhjen politike për të ardhmen e sigurt.

Ai potencon se një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese.

“Së treti, mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale. Një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika