Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Kolovicë, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëhet fjalë për Fitim Dodën, i njohur si [Cuci]

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë.

Ndërsa sipas prokurorisë bëhet e ditur se i arrestuari është F.D.[Fitim Doda] i njohur si “Cuci”.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Kurse, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së parburgimit.

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka konfirmuar Ulaj.

Ndërsa, Policia e Kosovës më 27 mars 2024, përmes publikimit të fotografive, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të kërkuar për vrasje në tentativë, të ndodhur më 26 mars 2024 në Prishtinë.

Po atë ditë, Policia kishte shpallur në kërkim edhe të dyshuarit Ahmet Berisha dhe Naim Berisha, për vrasjen e dy personave në Prishtinë.

Njëri nga viktimat E.H (30-vjeç) kishte mbetur i vdekur më 26 mars, ndërsa viktima e dytë Z.G (48-vjeçe) ndërroi jetë më 27 mars në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, L.H  i dyshuar për vrasjen në Kolovicë, ku mbetën dy persona të vrarë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë  kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Vrasja në Kolovicë, një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, orët e mesditës të së martës së 26 marsit trazuan lagjen Kolovica.

Aty kishte nisur një konfilikt mes Fitim Dodës që njihet me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.

Por nuk mbaroi me kaq, banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje.

Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.

Sipas informacioneve të marra nga Dukagjini, dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në pritë Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Dodën kishte edhe persona të tjerë, në mesin e tyre ishte edhe viktima E.H i cili nga plagët e marra nga plumbat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika