Kontrabandoi gjashtë emigrantë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi me automjetin tij është kapur duke i kontrabanduar gjashtë shtetas të huaj, pa dokumente identifikimi

Policia e Kosovës/ Foto: Visar Loku

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi me automjetin tij është kapur duke i kontrabanduar gjashtë shtetas të huaj, pa dokumente identifikimi.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantëve u janë zbatuar procedurat ligjore.

“Gjakovë 24.04.2024 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika