Kusari-Lila: Kërkojmë që të vendoset një seancë e veçantë për raportin e DASH-it

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, pas kërkesës së Abelard Tahirit për debat parlamentar me gjetjet e raportit të DASH-it, ka kërkuar që të mbahet një seancë e veçantë duke refuzuar që të diskutohet në seancën e sotme

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, pas fjalimit të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk pajtohet me të që të diskutohet në seancën e sotme për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

“E falënderojmë PDK-në për propozimin dhe vënien në spikamë të një raporti kredibil të një raporti amerikan, të gjeturat e këtij raporti kanë qenë gjithmonë të rëndësishme duke e ditur edhe hapësirën për diskutim,” tha Kusari-Lila.

Ato që përmendi Tahiri, Kusari-Lila nuk u pajtua, pasi, sipas saj, ato që përmendi ai ishin vetëm ato elemente çështje të qeverisë.

“Nga pozicioni opozitar nuk mund ta bënte ndryshe.”

Sipas saj, në raportin e DASH-it ka edhe më shume gjetje me vlerë sesa vetëm elementi që përmendi Tahiri.

“Raporti ka shumë gjetje interesante që ia vlen dhe të bëhen krahasime dhe aty mund të vërehet progresi ose dështimi, jo mbi vënien e fokusit të një paragrafi apo deklarate.”

Duke e ditur peshën e këtij raporti, Kusari-Lila tha se kërkojnë që të vendoset një seancë e veçantë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika