Kompania kineze – SHBA-së: TikTok nuk do të shitet

Kompania kineze, ByteDance ka konfirmuar se nuk ka plane për të shitur aplikacionin e tyre të njohur, TikTok, edhe pasi Shtetet e Bashkuara miratuan një ligji që kërkon detyrimisht shitjen e tij ose ndalimin e tij në territorin amerikan

Foto ilustruese

Kompania kineze e TikTok, ByteDance, ka bërë të qartë se nuk ka ndonjë qëllim për ta shitur biznesin e tyre, pas miratimit të një ligji nga SHBA që kërkon detyrimisht shitjen e aplikacionit të tyre ose ndalimin e tij në territorin amerikan.

ByteDance e ka bërë këtë deklaratë në llogarinë e tyre zyrtare në platformën e mediave sociale Toutiao, duke reaguar ndaj një artikulli të uebsajtit The Information, i cili sugjeron se kompania po e eksploron mundësinë e shitjes së TikTok-ut pa përfshirjen e algoritmit të tij kyç.

Kompania ka theksuar se raportimet për shitjen e TikTok-ut nuk janë të vërteta, raporton BBC.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një masë për këtë çështje, ndërsa kritikat për ndikimin e Pekinit mbi kompanitë private si ByteDance kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore.

Përfaqësuesit e TikTok-ut kanë mohuar qëndrimet se qeveria kineze ka ndonjë lloj kontrolli mbi ByteDance.

Gjithsesi, TikTok nuk po përballet me një ndalim të menjëhershëm në SHBA, ligji i ri i jep ByteDance një afat prej nëntë muajsh për të shitur biznesin, me një periudhë shtesë prej tre muajsh para zbatimit të ndalimit të mundshëm.

Kjo do të thotë që afati i mundshëm për shitjen pritet të jetë në vitin 2025, pas marrjes së detyrës nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika