Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Ditëve të fundit, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka propozuar stacionim e armëve bërthamore në Poloni, edhe pse ideja është hedhur poshtë nga figura të tjera në këtë shtet, përfshirë edhe nga kryeministri polak, Donald Tusk.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, duke vëzhguar stërvitjet ushtarake. 26 prill 2024.

Presidenti i Lituanisë mbështeti dëshirën e shprehur nga homologu i tij polak që NATO të dislokojë armë bërthamore në rajon në dritë të kërcënimit në rritje që vjen nga Rusia.

Dy krerët e shtetit diskutuan për sigurinë teksa vëzhguan stërvitjet ushtarake në Suvalki, një korridor që kalon në kufirin mes Polonisë dhe Lituanisë, përmes enklavës ruse të Kaliningradit dhe Bjellorusisë.

“Ideja e dislokimit të armëve bërthamore nuk është luftënxitëse apo kërcënim ndaj Rusisë. Është një element i sistemit parandalues, i cili duhet të veprojë si një faktor i rëndësishëm i parandalimit”, tha për gazetarët presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

Ditëve të fundit, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka propozuar stacionim e armëve bërthamore në Poloni, edhe pse ideja është hedhur poshtë nga figura të tjera në këtë shtet, përfshirë edhe nga kryeministri polak, Donald Tusk.

Më 26 prill, Duda sërish përmendi këtë ide.

“I gjithë territori i NATO-s, siç e kuptojmë ne, duhet të mbrohemi në mënyrën e duhur. Prandaj, është shumë e logjikshme që duhet të zhvendosen sistemet bërthamore në krahun lindor të NATO-s”, tha ai.

“Ne, si një prej këtyre shteteve kemi shprehur gatishmërinë tonë që të jemi nikoqirë të këtyre armëve”, shtoi ai.

Duda i bëri këto deklarata gjatë stërvitjeve ushtarake në qarkun Alitus të Lituanisë.

Gjatë stërvitjeve, 1.500 trupa testuan skenarë të mbrojtjes në korridorin Suvalki, që konsiderohet si “Thembra e Akilit” e krahut lindor të NATO-s./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika