Një muaj paraburgim personit të dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. J.SH. u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji (30 ditë) ndaj një personi të nacionalitetit boshnjak, por shtetas serb, i cili dyshohet për krime lufte.

Në komunikatën për media thuhet se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës, duke shtuar se përpos dyshimit të bazuar, në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit dhe t’i shmanget ndjekjes penale.

“Gjykata Themelore vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, respektivisht përpos dyshimit të bazuar, në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit”, njoftoi gjykata.

Ndryshe, policia e Kosovës arrestoi një person të shtunën në kufirin verior të vendit, në Bërnjak, nën dyshimin se kreu krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, njoftuan autoritetet kosovare.

Arrestohet një serb në pikën kufitare Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar për ngritjen e 33 aktakuzave kundër 89 personave për krime lufte në Kosovë. Prej përfundimit të luftës së fundit, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika