Turqia mbështet Rutten për postin e shefit të NATO-s

Turqia ka thënë se Ankaraja do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit aktual të Holandës, Mark Rutte, për të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore

Turqia u ka thënë aleatëve të saj në NATO se Ankaraja do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit aktual të Holandës, Mark Rutte, për të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore, tha një zyrtar i lartë turk.

Zyrtari tha se Turqia ka njoftuar diplomatët e aleancës në Bruksel të hënën për këtë zhvillim. Vendimi u bë publik pasi tri ditë më herët Rutte qëndroi në Turqi për të kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Zyrtari që njoftoi për këtë lajm foli në kushte anonimiteti në linjë me protokollin e Qeverisë turke.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, është afër përfundimit të mandatit të tij. Ai ka qenë në krye të NATO-s që nga viti 2014.

Shtetet anëtare të NATO-s, Turqia dhe Hungaria, më herët kishin shprehur rezerva për kandidaturën e Ruttes, dhe Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për medie me të të premten nuk bëri asnjë zotim.

Zyrtarët e NATO-s duan që të zgjedhin pasardhësin e Stoltenbergut deri në fund të prillit, para se të nisin zgjedhjet evropiane nga 6 deri më 9 qershor.

Ata duan të shmangin përçarje për kreun e ri të NATO-s, para samitit që do të mbahet në qershor në Uashington për 75-vjetorin e themelimit të aleancës./REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika