Donat Rrudhani transferohet në klubin Young Boys

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, ka nënshkruar kontartë katër vjeçare me klubin zviceran BSC Young Boys

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, ka nënshkruar kontartë katër vjeçare me klubin zviceran BSC Young Boys

Klubi zviceran i futbollit, BSC Young Boys ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani.

Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare të rrjetit social Twitter.

Klubi zviceran, ka bërë të ditur se me mesfushorin 23-vjeçar, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një lëvizje tjetër. Mesfushori Donat Rrudhani po kalon nga FC Aarau në YB, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftim zyrtar të klubit zviceran.

Donat Rrudhani me fanellen nga klubi Young Boys

“Donat Rrudhani vjen nga Kosova, për kombëtaren e së cilës bëri dy paraqitje në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Klubi BSC Young Boys, është një nga klubet më të suksesshme të futbollit zviceran ndërkombëtarisht, duke arritur gjysmëfinalet e Kupës Evropiane.

Rrudhani largohet nga klubi FC Aarau, ndërsa sa ishte pjesë e saj, në tre sezonet e fundit ai luajti 105 ndeshje duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 26 asistime.

Pavarësisht moshës së tij të re, ai ishte një nga drejtuesit e ekipit në Aarau dhe Rrudhani e mbajti shiritin e kapitenit sezonin e kaluar.

Në sezonin e fundit, Rrudhani shënoi nëntë gola dhe dhuroi 12 asistime në Challangle League të Zvicrës.

Donat Rrudhani

Në verën e vitit 2017, Rrudhani iu bashkua FC Timau Basel (liga e dytë ndër-rajonale), një vit më vonë ai iu bashkua Black Stars Basel, ku paraqitjet e tij luajtën një rol kyç në ngjitjen në Ligën e Promovimit, ai shënoi 15 gola në 25 ndeshje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika